Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të vendosë të martën se pjesë e kujt koalicioni para zgjedhor do të jetë.
Ky fakt bëhet i ditur nga kreu i kësaj partie, Vangjel Dule, gjatë kongresit të partisë që ai drejton.
Vangjel Dule: “Nëse do të duhet që të lëmë mënjanë krenarinë tonë të kandidimit më vete të lidhjes së marrëveshjeve paraelektorale dëshironim pëlqimin tuaj që me shumë vëmendje ditën e martë strukturat drejtuese të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë, me OMONIA-n, me unionin Vllah, me shoqatën Moraça-Rozafa e të tjerë të nxjerrim një vendim përfundimtar”.
Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të PBDNJ, Dule foli për kontributin e dhënë nga partia e tij në arritjet e realizuara në këto katër vite./tvklan.al