Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e sistemit shëndetësor.

Duke marrë shkas nga shkarkimi i të gjithë drejtorëve të spitaleve rajonale, Vasili thotë se i vetmi përgjegjës për gjendjen e keqe të spitaleve në vend është vet Kryeministri.

Sipas Petrit Vasili, drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë e ka pasur vetëm Partia Socialiste dhe nuk mund të ketë fajtorë tjetër për keqmenaxhimin e sistemit shëndetësor.

Statusi në Facebook i Petrit Vasilit:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

/tvklan.al