Lajme Arkiva 2003
Përgjigjja për ekspertizën e armëve të gjetura në vendin e ngjarjes së 29 Marsit te kartodromi ende nuk kanë mbërritur. Dy armët e zjarrit janë dërguar në Itali dhe ekspertiza e tyre pritet të zbardhë detaje të reja lidhur me autorët e vrasjes së të mbiquajturit Miri i Xhikes.
Akuza vazhdon ti qëndrojë idesë së autorët e vrasjes janë banorë të fshatrave përreth Tiranës madje mbi njërin prej tyre bien dyshime si autor edhe i një krimi të rëndë para kësaj ngjarje. Edhe pse ka disa pista hetimore prokurorët po ndjekin njërin prej tyre si më kryesoren e vrasjes dhe që ka të bëjë me hakmarrje të vjetra.
Ndërkohë për dosjen e Rinasit me të pandehur oficerë policie prokuroria paralajmëron se hetimet do të zgjasin në kohë. Pas arrestimit të shefit të komisariatit në aeroport janë Enriko Sulejmani, kontrollori Dorian Muça, kontrollorit Eqerem Disha dhe një personi tjetër që shërbente si sekser klandestinesh vetëm dy prej tyre mbeten me masën e sigurisë me burg. Ish kreu i komisariatit Sulejmani dhe Jak Fierza edhe pas animimit në shkallët e larta të gjyqësorit mbeten me masën e sigurisë në burg.
Ndërsa Dorian Muça dhe Eqerem Disha janë liruar dhe kanë masën e sigurisë detyrim paraqitje me vendim të Gjykatës së Apelit. Megjithatë përfaqësuesit e akuzës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi pretendojnë se edhe dy persona të liruar do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve./tvklan.al