Vazhdon me ritme të ngadalta procesi i numërimit të votave në KZAZ 49 dhe 50
Edhe në KZAZ nr. 50 në kryeqytet procesi është duke u zhvilluar normalisht, por këtu numërimi është duke u zhvilluar me ritme shumë, të ngadalta. Deri në orën 23 janë numëruar vetëm 20 kuti nga 47 që ndodhen në këtë qendër.”
“Procesi i numërimit të votave vazhdon normalisht, deri tani janë numëruar 15 qendra votimi, janë në proces dhe 4 qendra të tjera votimi. Mendoj që maksimumi për 30 minuta ne arrijmë një rezultat që të kemi 20 qendra votimi të numëruara. Janë edhe 27 kuti votimi që do t’i nënshtrohen edhe këto procedurave të numërimit, të vlerësimit dhe të përcjelljes së rezultateve.”
Procesi i numërimit të votave është duke ecur normalisht, por me ritme shumë të ngadalta pasi edhe komisionarët tashmë janë të lodhur. Në qendrën e numërimit të votave nr. 49 që ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” janë numëruar më shuam se gjysma e kutive.
“Deri tani procesi i numërimit të votave ka ecur shumë mirë komfor kodit zgjedhor. S’kemi pasur ndonjë shqetësim, grupet e numërimit kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme pa ndërprerje me turne në të 5 tavolinat. Deri tani neve kemi mbyllur rreth 33 qendra votimi që janë numëruar, 4 janë në proces janë 37 nga 65 që ka. Kështu që i bie rreth 28 kuti të pa mbyllura ose janë realizuar mbi 60%. Këtu është në avantazh Partia Socialiste, gati ka 24% më shuam se Partia Demokratike, pastaj vjen LSI-ja që vërtitet te një rezultat 6.5-7% pastaj është edhe LZHK-ja tek 2-2.5%.”/tvklan.al