Një nuse, dhëndri i së cilës vdiq një ditë para se ata të martoheshin, u mrekullua kur mori një dhuratë nga ai “përtej varrit”, dy muaj pasi ndërroi jetë.

I fejuari i Danielle Cumberworth, Ashley Grant-Smith, vdiq vitin e kaluar ndërsa Danielle kishte shkuar në zyrën e Gjendjes Civile për të përgatitur dokumentet për martesën e tyre.

Çifti i kishte zgjedhur unazat e martësës, por pa dijeninë e Danielle, Ashley kishte porositur një unazë tjetër për partneren e tij të dashur.

Vetëm dy muaj pasi ai vdiq, pas një beteje dyvjeçare me një lloj të rrallë kanceri në gjak, Danielle mori dhuratën e mrekullueshme.

 “E mora dhuratën dhe e hapa në makinë, ishte një unazë nga Ashley”.

“Nuk qava, thjesht qesha, ai s’më kishte thënë asgjë. Është një unazë mahnitëse diamanti dhe e përbërë nga flori i bardhë”

, tha ajo për

Mirror

.

 “Unaza mori shumë kohë për t’u përgatitur, pasi ishte porositur me një dizanj të veçantë. Unë do ta mbaj gjithmonë si një thesar të çmuar dhe unazat e martesës që nuk u përdorën kurrë”

./tvklan.al