Atletja Luiza Gega, në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, ka treguar që mezi pret të bëhet nënë. Ajo u shpreh se “vdes për fëmijë”, por për momentin po shijon të motrave. Gega gjithashtu tha se nuk e mendon jetën e saj vetëm, ndërsa rrëfen se nëse nuk do të merrej me sport do të ishte bërë mama që në moshë të re.

Orinda Huta: Le të kthehemi pak tek familja. Si e ke menduar?

Luiza Gega: Unë vdes për fëmijë. Për momentin po shijoj të motrave. Edhe motrat e mia më thonë: “Kur të bëhesh nënë do ta kuptosh se çfarë do të thotë vërtetë”, edhe në fakt mezi e pres këtë pjesën. Kjo është arsyeja përse ndonjëherë…

Orinda Huta: E do? E kërkon?

Luiza Gega: Po! Domethënë me çdo formë. Më tremb jeta, që ta mendoj që… sepse besoj që është një motiv. Domethënë, ti gjen qoftë atë forcën, sepse jeta është e gjatë. Çdo gjë ka fundin e vetë dhe fillimin e diçkaje tjetër. Nuk e mendoj veten vetëm dhe dua në fakt, momentin që e mbyll, ta gjej sa më shpejt këtë pjesën.

Orinda Huta: Do ia marrësh vrapit, le të themi, me bebin tënd në të ardhmen? Si e ke?

Luiza Gega: Shiko, unë nuk jam edhe kaq e re po themi; ndoshta dhe jo shumë e vjetër, por që dhe jo shumë e re. Unë po mos të kisha këtë, do të doja shumë të isha bërë mami në kohë të re. Do doja patjetër një fëmijë dhe një motër ose një vëlla. /tvklan.al