Në botën e fëmijëve, me gjithë fantazinë dhe talentin e tyre, përballë realiteteve sfiduese dhe të panjohura siç është jetesa gati robotike e të ardhmes, është kjo shfaqja që regjisorja Najada Elmazi ka sjellë me aktorë të vegjël të talentuar.
Shfaqja “Fëmijë të magjespur”, rrugëtim e saj e ka nisur para dy vitësh, ndërsa kësaj radhe fokusin e vë tek e ardhmja. Për një orë, në këtë shfajqe janë kombinuar tre zhanere, këndimi, kërcimi dhe aktrimi, duke nxjerrë në pah talentët e fëmijëve, ku pjesë plotësuese e interaktivitetit të tyre padyshim është edhe skenografia.
Pas vënies në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në Universitetin e Arteve, shfaqja “Fëmijë të magjespur” do të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe skena të tjera.
Tv Klan