Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do të ruhet i njëjti standard investimi si në periferi edhe në qendër.

“Synimi ynë ka qenë si të arrijmë të punojmë me të njëjtën cilësi si për shkollën “Kosova”, ashtu edhe për shkollën këtu në Krrabë, si për “Sami Frashërin”, ashtu edhe për shkollën në Vaqarr, si për “Partizanin”, ashtu edhe shkollën në Prush. Fakti që ia kemi mbërritur kësaj dite më bën krenat. I kemi mbaruar shkollat e Tiranës, tani jemi në punë e sipër për gjitha shkollat e periferisë, një pjesë të të cilave i kemi përfunduar. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Krrabën.”

Kreu i Bashkisë u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle do të jetë një kartolinë për Krrabën.

Ai shtoi se shkollat e reja kanë standarde dhe kushte shumë më cilësore, sa i përket infrastrukturës, por edhe stafit arsimor. Për këtë arsye, Veliaj ftoi prindërit që të respektojnë ndarjet që ka bërë Bashkia sipas njësive administrative, dhe t’i çojnë fëmijët në shkollat pranë zonës së tyre të banimit.

Sipas Veliajt, falë investimve të bashkisë tashmë edhe periferitë po bëhen mjaft të lakmueshme nga banorët dhe investitorët.

Tv Klan