“Kemi bërë financimin më të madh në sport”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani, i cili i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes, të mbajtur në Bullgari pak kohë më parë,
“Na ke nderuar sepse nuk ngrite vetëm peshat fizike të peshëngritjes, por ngrite edhe zemrat tona peshë dhe flamurin tonë lart. Për këtë të jemi vërtet Mirënjohës! E kuptoj që ti e ke pasion dhe nuk e bën këtë me detyrim. Ti nga çdo pore lëshon energji të mirë, sepse e bën me zemër, me shpirt, sigurisht edhe me muskuj dhe përgatitje fizike. të jam mirënjohës, ty të parit, sepse e ke dedikimin e jetës tënde dhe prej këtij dedikimi edhe Shqipëria lëvdohet sadopak.”
Kreu i Bashkisë tha se vitet e fundit kemi pasur financimin më të madh në sport të bërë tiranë.
“Kemi pasur financimin më të madh në sport të bërë ndonjëherë në qytetin tonë. Paratë sigurisht që nuk janë gjithçka, por të kesh një nga palestrat më të mira sot në botë, siç e ke parë edhe vetë nga eksperienca, kjo që kemi te Parku Olimpik, ne na bën të ndihemi krenarë, qeverinë, kryeministrin që këmbënguli që ta kthenim në një palestër, të paktën për ato sporte ku ne kemi treguar që kemi më shumë shanse, siç janë sportet individuale: peshëngritje, mundje, apo siç është futbolli. Kemi investuar te Parku Olimpik dhe te Stadiumi pikërisht në ato sporte ku ne kemi vërtet talente që ia vlen të investojmë.”
Veliaj tha se talentet e reja si Kristi Ramadani do të çojnë më tej sportin shqiptar.
Tv Klan