Pas përfundimit të rikonstruksionit të rrugës “Ali Demi”, në njësinë 1 është shtuar dhe një tjetër rrugë me standarde.
Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inauguroi rrugën “Ali Shefqeti”, bëri të ditur se kjo njësi do të jetë një nga poliqendrat e Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj:
Nuk mund të ketë poliqendra pa infrastrukturë, ndaj ka një aks kryesor që e lidh me qendrën e Tiranës. Sigurisht, institucionet arsimore, kulturore, shëndetësore e mundësojnë të funksionojë si poliqendër, pra si një qendër më vete e Bashkisë, pa u dendur të gjithë në qendrën e Tiranës.
Kryetari i bashkisë theksoi se investimet nuk do të prekin vetëm infrastrukturën. Me planin e ri urbanistik ndërtimet e reja do të duhet të kontribuojnë tek Fondi i Banesave Sociale në shkëmbim të volumeve që do të marrin nga Bashkia e Tiranës./ TV KLAN