Të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës rreth 4600 të cilët nuk disponojnë pasaportë janë pajisur me kuponë në mënyrë që të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik.

Sipas rektorit Dhori Kule shpërndarja e kuponëve është bërë që në fillim të muajit maj dhe aktualisht shumica e studentëve i kanë marrë kartat e ID. Ndërsa një pjesë e vogël janë në proces aplikimi.

Ndërkaq për të mundësuar votimin e studentëve në rrethet e tyre rektorati ka udhëtuar që të mos caktohet asnjë provim një ditë para dhe pas zgjedhjeve.

Dhori Kule: “Pjesa që ishte pa pasaporta ne e angazhuam në të gjithë qytetet shpërndarjen me shpejtësi të kuponave dhe tani duhet të jenë në fazën e përfundimit të aplikimeve. Pothuajse janë për përfundim për tu pajisur të gjithë studentët e universitetit të Tiranës. Ne kemi marrë një vendim senati që datat 27, 27 dhe 29 nuk do të ketë provime në asnjë fakultet të universitetit të Tiranës.”

Rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule shpjegon se mos caktimi i provimeve në këto 3 data bëhet në mënyrë që studentëve të mos u mohohet e drejta e votës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami