Asnjë nuseje nuk i pëlqen që vëmendja të largohet nga ajo në ditën e dasmës, por ky rast bën përjashtim.

Video tregon momentin kur një djalë i vogël “i shkathët” përkulet për të puthur një vajzë të vogël që mbante lulet në një dasmë në Filipines, pasi të porsamartuarit po puthen gjithashtu.

Alfred Lu sapo ishte martuar me partneren e tij Xhamajka në kryeqytetin e Manilës, kur fotografi John Clegg i ftoi ata të qëndronin para kishës për t’u bërë një fotografi.

Çifti i dashuruar së bashku me shoqërueset e nuses dhe shoqëruesit e dhëndrit u rreshtuan për të bërë foton ndërkohë që 10-vjeçari dhe vogëlushja Sheyn Buencamino qëndronin para tyre.

Ndërsa Sheyn mbulon sytë me duart e saj ajo nuk e sheh lëvizjen e Maycos kështu që ai arrin ta puthë atë lehtas në faqe.

Dasmorët mund të shihen shumë të surprizuar dhe përpiqen të largojnë vajzën, ndërsa Mayco shihet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Fotografi Clegg tha:

“Ishte një moment epik. Fëmijët e ditëve të sotme janë të paparashikueshëm. Ishte një situatë shumë e pafajshme dhe ishte momenti i përkryer”

./tvklan.al