Këtë fundjavë, mijëra pushues kanë vërshuar në plazhet e Durrësit, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga destinacionet më të kërkuara për t’u shpëtuar temperaturave të larta të gushtit. Pushues vendas dhe trojet shqipfolëse, kanë vlerësuar përmirësimet që janë bërë këtë sezon.
Këtë verë, nuk kanë munguar edhe turistë të huaj, të cilët vazhdimisht kanë vlerësuar bukurinë natyrore dhe çmimet e favorshme, veçanërisht në krahasim me vendet nga ata vijnë.
“Shqipërinë ma rekamondoi vëllai im i cili ishte vitin e kaluar. Më tha që është një vend i bukur dhe duhet ta vizitoja. Njerëzit janë shumë te sjellshëm, të dashur, çmimet dhe shërbimi i mirë.”
“Jam nga Austria. Shqipëria është interesante, por duhet të kujdeseni pak për infrastrukturën, për mbetjet. Njerëzit, moti, çmimet, ushqimit, këtu çdo gjë tjetër është e bukur.”
Plazhet e Durrësit kanë përballuar një fluks të madh pushuesish që nga fillimi i sezonit veror, ku strukturat akomoduese pritet të punojnë me kapacitet të plotë edhe përgjatë shtatorit.
Adriatiku është jashtëzakonisht i preferuar falë qasjes së lehtë, infrastrukturës së përmirësuar dhe shërbimeve të shumta që plotësojnë nevojat e të gjitha moshave.
Klan News