Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është vetëizoluar nga frika e koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij, raporton BBC.

Bashkëshortja e Kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire-Trudeau shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër.

Çifti kryeministror është vetëizoluar në shtëpinë e tyre deri sa të dalin rezultatet e testeve. Për momentin, Kryeministri kanadez Trudeau nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Në deklaratën e zyrës së Kryeministrit të Kanadasë thuhet se Justin Trudeau po vazhdon angazhimet, por nga shtëpia, ndërsa mjekët mbajnë nën vëzhgim shëndetin e tij.

Në axhendën e takimeve të Kryeministrit Trudeau ishin planifikuar takime 2-javore, por të gjitha janë anuluar dhe janë shtyrë për një moment të dytë. Aktualisht, sipas autoriteteve shëndetësore, në Kanada janë 103 persona të infektuar me koronavirus. /tvklan.al