Kalimi i 12 mijë policëve në sitën e Vettingut do të bëhet përmes plotësimit të tre formularëve, të parashikuar në draftin përkatës të projektligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme.
Tre formularët janë ai i pasurisë, ai për vetëvlerësimin profesional, si dhe formulari për kontrollin e figurës.
Këta formularë janë shtojca të paketës së ligjit të Vettingut në polici, të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë efektivët. Krahas verifikimit, nëse ndonjë prej efektivëve ka qenë apo jo i dënuar, apo i proceduar, në sitë do të kalojë edhe pasuria e secilit prej punonjësve.
Ata duhet të pasqyrojnë shpenzimet e përafërta të tyre, prestarëve të familjes, të ardhurat, udhëtimet jashtë shtetit dhe qëllimet e udhëtimeve në tri vitet e fundit. Po ashtu duhet të deklarojnë nëse kanë pasur emra të tjerë, dhe motivet e ndërrimit te identitetit.
Po kështu një detaj që do të duhet të deklarohet është edhe adresa, numri i banesave që posedohen. Punonjësit e policisë duhet të tregojnë edhe për arsimimin e fëmijëve, nëse janë në shkolla publike apo jo, nëse studiojnë brenda apo jashtë vendit.
Tv Klan