U hap këtë të hënë për qarkullimin e mjeteve Rruga e Arbrit.
Mirëpo reshjet e borës gjatë orëve të mbrëmjes kanë sjellë bllokimin e qarkullimit. Kështu thotë ish-deputeti Xhemal Gjunkshi. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ai thotë se bllokimi i rrugës ka krijuar kaos dhe pasiguri.
Mjetet kanë ngecur në fshatin Fshat të Klosit. Siç duket nga videoja e postuar nga Gjunkshi janë me dhjetëra mjete në të dyja korsitë që kanë mbetur të bllokuara.
“Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, thotë Gjunkshi.
Rruga e Arbrit kalon në 6 tunele, pesë prej të cilave kanë përfunduar, si dhe dy ura, ajo e Vashës dhe e fshatit Fshat, që është edhe më e larta në Ballkan.
Aktualisht rruga e Arbrit nuk është përfunduar plotësisht, megjithatë me përfundimin e punimeve, ky aks rrugor do të përshkruhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot dhe nga 4 orë që bëhej vite më parë./tvklan.al