Të paktën 75 persona, përfshirë 45 zjarrfikës janë vrarë të enjten, pasi një ndërtesë 17-katëshe e përfshirë nga zjarri u shemb në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Rreth 200 persona u përballën me flakët për orë të tëra, para se ndërtesa të shembej.

Media shtetërore iraniane thotë se ende shumë persona besohet se janë nën rrënoja dhe ekziston frika se numri i viktimave do të rritet.

ndertesa-1

Ndërtesa e ndërtuar në vitin 1962 dikur ishte ndërtesa më e lartë e Teheranit dhe përmbante edhe një qendër tregtare.

Zyrtarët iranianë kanë raportuar se ka pasur paralajmërime rreth mungesës së sigurisë në ndërtesë./tvklan.al