Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e trefishtë të ndodhur gjatë mesnatës në kryeqytet. Në një njoftim paraprak thuhet se nuk dihet ende se kush qëndron pas kësaj plagosjeje.

“Rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç”,

thuhet në njoftim

.

Po ashtu policia sqaron se të plagosurit aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Dy prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjendje më të rëndë.

“Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”

, e mbyll njoftimin e saj Policia e Tiranës.

Ndërkohë

tvklan.al

sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas plagosjes së trefishtë. Banorë të zonës, të cilët ishin dëshmitarë të të shtënave, deklaruan se kishin dëgjuar më shumë se 20 të shtëna dhe të bërtitura.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një përplasjeje mes dy grupeve të rinjsh që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit

./tvklan.al