Fjalimi i Cristiano Ronaldos në dhomat e zhveshjes ka bërë xhiron e internetit sepse jo shumë herë e shohim yllin e Realit të Madridit kaq të prekur.

Në fjalimin që mbajti në Stad De France në datën 10 korrik disa minuta pas finales ai i falënderon të gjithë lojtarët dhe në veçanti trajnerin e tyre.

Dua të falënderoj këtë burrë, sepse pa të asgjë nuk do kishte qenë e mundur. Së dyti, të gjithë lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë rrugë. Askush nuk besoi tek Portugalia, por e vërteta është se ne ia dolëm. Betohem për jetën e tim biri, nga thellësia e zemrës sime se jams humë i lumtur. Harrojeni Champions League-n dhe të gjitha trofetë individuale, sepse ky moment është më i lumturi i të gjithë jetës sime. Kam qarë 3 a 4 herë deri më tani. Ky trofe na mungonte dhe e merituam. Faleminderit të gjithëve dhe një herë ty trajner!

”, deklaroi Ronaldo./tvklan.al