Një avion i vogël është rrëzuar mbrëmë në Greqi duke shkaktuar dy të vdekur. Aksidenti ajror ka ndodhur në Larisa në një zonë rurale. Sipas mediave greke, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin me avionin e vogël dy vendësh.

Ata janë pronari i avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafes. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Viktima e dytë është 34-vjeçar grek, pilot i Forcave Ajrore. Sipas raportimeve, ata ishin miq prej kohësh me njëri-tjetrin.

Alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokal. Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30, por kurrë nuk u kthye. Kanë qenë banorët e zonës ku u rrëzuar avioni që njoftuan autoritetet. Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës. Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta.

/tvklan.al