Autoritetet australiane kanë arritur të kapin një krokodil plot 4.3 metra të gjatë.
Prej kohësh kafsha ishte kthyer në shqetësim për banorët e zonës, në rajonin e Douglas Daly, pasi i hante bagëtitë, ndërsa policia i druhej faktit se mund të ishte rrezik edhe për njerëzit.
Në një video të publikuar nga policia, tregohet momenti i kapjes së zvarranikut. Në operacion morën pjesë oficerë të policisë, si dhe eksperti për kapjen e krokodilëve, Tommy Nichols.
Ky krokodil besohet të jetë një prej më të mëdhenjëve të kapur ndonjëherë në këtë zonë./tvklan.al