Vetëm pak orë pasi OPEC vendosi të mos ndryshojë rimtin e prodhimit të naftës, çmimi i arit të zi pëson ulje të madhe që prej fillimit të vitit. Nafta e kualitetit Brand është shkëmbyer më 99.5 dollar/fuqi në bursën e Londrës.
Brand i cili nxirret nga deti i Veriut, është cilësia më e mirë në të gjithë botën. Ndërsa në bursën e New York-ut çmimi vazhdon të mbetet në nivelin 103.23 dollar.
Ulja e çmimit të arit të zi shkon kështu në nivelin e 30%, në muajin korrik një fuqi nafte blihej me 147 dollar duke arritur nivelin me të lartë. Që prej fundit të gushtit tregu dha shenjat e para të rënies çmimit të arit të zi duke pësuar ulje të ndejshme për të arritur në kuotën e sotme nën 1200 dollar.
Në takim e sotshëm në Vjenë OPEC vlerësoi se tregu ndërkombëtar i naftës është i ekuilibruar dhe nuk shihet si domosdoshmëri shtimi i prodhimit. Ulja e çmimit të naftës bruto pritet të shoqërohet dhe me rënie të kostos së karburanteve, por kjo vetëm për tregjet fleksibël ndaj luhatjes së çmimit të arit të zi./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj