Vijon të jetë aktivë zjarri në Çërrilë të Mallakstrës. Me ardhjen e helikopterit zjarri ka ulur intensitetin, por është era ajo që ndez vatra të reja. Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit, por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë përfshirë nga flakët katër banesa, një prej tyre e pabanueshme, por që fatmirësisht nuk ka patur probleme në shëndetin e banorëve.
Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Ndërkohë 29 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Në një dalje për mediat kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri një bilanc të situatës së zjarreve në vend ku ndër të tjera tha se 14 vatra janë ende aktive.
/tvklan.al