Përleshjet mes forcave qeveritare dhe përkrahësve të opozitës kanë shkaktuar viktimën e parë në Venezuelë.

Një mbështetëse e opozitës humbi jetën gjatë përplasjeve të orëve të fundit në Karakas, nga plumbat e përdorur nga ushtria. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Manifestimet e opozitës u rikthyen pas tentativës së dështuar për të marrë pushtetin të martën.

Lideri i opozitës Huan Guaido bëri thirrje për grevë të përgjithshme. Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo nuk përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë, nëse regjimi i Maduros vijon të shtypë me dhunë protestat popullore.

Tv Klan