Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë këtë të shtunë ka thënë se vendi i tij do jetë në luftë me virusin, të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm.
Gjatë një vizite në një spital rajonal të Parisit, Presidenti Macron u shpreh se shkencëtarët i kishin thënë se besohet se virusi do të jetë prezent të paktën deri verën tjetër.
Ai shtoi se është ende herët të thuhet nëse Franca do të futet në karantinë të plotë apo të pjesshme. Një shtetrrethim ka ndodhur në një pjesë të madhe të vendit, ku më shumë se 46 milionë banorë janë në shtetrrethim për 6 javë rresht.
Kryetari i grupit të spitaleve të Parisit, paralajmëroi një valë të dytë të infektimeve akoma më të keqe se e para.
Një ditë më parë Franca shënoi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje. Shtete të tjera si Rusia, Polonia, Italia dhe Zvicra gjithashtu pësuan shtim.
OBSH ka thënë se vala e madhe që ka goditur Europën, ishte një moment kritik në luftën kundra virusit. Gjithashtu bëri thirrje për marrjen e masave në kohë, për të ndaluar mbipopullimin e qendrave shëndetësore.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se pavarësisht progresit për gjetjen e vaksinës, jeta nuk do t’i kthehet normalitetit as këtë pranverë./tvklan.al