Ekonomia për vitin 2024 ka ardhur në rritje. Kky nivel i rritjes ekonomike pritet të vijojë edhe në 2025, por do të jetë edhe për parashikimet e institucioneve ndërkombëtare… por çfarë thonë ekspertët?
Sektorët që performojnë më mirë janë turizmi dhe ndërtimi, ndërkohë që ata që duhet të sjellin një ekonomi të qëndrueshme janë bujqësia dhe prodhimi. Por të dy këto sektorë po performojnë dobët…
Rritja e pagave në sektorin publik nuk ka qenë një lokomotivë për të tërhequr rritjen e pagave edhe në sektorin privat. Madje të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se disbalanca e pagave mes dy sektorëve është thelluar. Sektori privat i ka pagat 28% më të ulët. Ekspertët thonë se qeveria ka ndërmarrë një reformë të pastudiuar.
vPavarësisht rritjes ekonomike, varfëria në Shqipëri është thelluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mbi 42% e popullsisë vuan nga një formë e varfërisë ekstreme. Për këtë gjë, por edhe për faktin se 2025 është vit elektoral, qeveria ka shpërndarë bonuse për pensionistët dhe për shtresat në nevojë. Por a është zgjidhje kjo për të dalë nga varfëria këto qindra mijëra familje?
Pavarësisht rritjes në treguesit makroekonomikë, për ekspertët e ekonomisë mirëqenia e familjeve shqiptare nuk pritet të ketë ndryshim pasi rishpërndarja e fondeve nuk bëhet në sektorët që sjellin një ekonomie të qëndrueshme afatgjatë. Ndërkohë që kursi valutor ashtu si në 2024, do të vijojë të mbetet sfidë edhe për vitin 2025, pasi sërish euro do të mbizotërohet nga një super lek.
Agjencitë financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar ndërkombëtar në parashikimet e tyre kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Shqipërisë për 2025 mbetet në të njëjtat nivele, 3.4%, e nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet. Ndërkohë që sfidat kryesore për Shqipërinë mbeten rënia e numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, cilësia e dobët e forcës së punës dhe vendeve të krijuara të punës, të cilat janë punë elementare, kryesisht në sektorin e shërbimit.
Klan News