Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti i Republikës Italiane Ciampi sot është ulur në pistën e Rinasit. Në aeroportin shqiptar ai është pritur nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani. Pas ceremonive të zakonshme të pritjes dy personalitetet janë larguar me helicopter nga Rinasi drejt Pallatit të Brigadave.

Në orën 10 e 20 të paradites së sotme ka mbrritur në Pallatin e Brigadave presidenti Ciampi dhe Mejdani ku janë pritur nga kryeparlamentari Gjinushi. Gjithashtu ka mbrritur në Pallatin e Brigadave dhe kryeministri Majko i shoqëruar nga zv/kryeministri Meta, i cili nuk ka marrë pjesë në takimin i cili u zhvillua pa praninë e gazetarëve.

Mejdani ka falenderuar Ciampin dhe republikën Italiane për tre misionet, Alba, Ylberi dhe Pelikani, të cilat kanë ndihmuar Shqipërinë.

Stand up gazetare Mirela Milori

Pas bisedës 45 minuta me krerët e shtetit shqiptar Ciampi është takuar dhe me përfaqësues të misionit Ylberi në Shqipëri. Në fjalën e tij presidenti Italian ka theksuar se ky mision ka shprehur ndjejën italiane në bazë të së cilës është solidariteti. Ne duhët të tregojmë paqen europiane dhe kjo paqje tregohet jo vetëm me fjalë por dhe me vepra ka deklaruar Ciampi.

Në takim me përfaqësuesit e misionit Ylberi në Shqipëri, presidenti Italian është shoqëruar nga zv/ministri i Jashtëm Pëllumb Xhufi. Dha pas Tiranës Ciampi i shoqëruar nga Mejdani është nisur për në Durrës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori