Shërbimi i pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të ketë së shpejti repartin Hemodializës, i cili nuk ka ekzistuar deri më sot. Ky lajm i mirë vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila gjatë vizitës së saj në Turqi është takuar me Presidentin e Agjencisë për Zhvillim dhe Koordinim, agjenci kjo në varësi të kryeministrit e cila do të financoj çeljen e kësaj qendre në vendin tonë.
Anila Godo: “Tashmë është aprovuar financimi i strukturës së re që do të ngrehet në departamentin e pediatrisë të QSUNT-së dhe praktikisht të strukturës së hemodializës”.
Qendra e hemodializës do të ketë 8 shtretër aktiv dhe 2 rezervë për kryerjen e dializës peritonale. Po ashtu gjatë vizitës së saj 2 ditore në Turqi, Godo u takua dhe me ministrin turk të shëndetësisë Recep Akdag. Ata diskutuan mbi zgjerimin e marrëveshjes që ekziston mes Turqisë dhe Shqipërisë për kurimin e 100 pacientëve në vit në spitalet turke dhe u deklarua që ky numër do të rritet.
Ndërsa vendosën që bashkëpunimi mes dy vendeve të shtrihet dhe në projekte të tjera shëndetësore.
Anila Godo: “Gjatë bisedimeve u ra dakord që bashkëpunimi ynë që deri më sot kish ekzistuar vetëm në dërgimin për trajtim të 100 pacientëve, duhej të zgjerohej, të shtrihej në një plan më të gjerë dhe në një kuotë më të lartë dhe faktikisht të synohej drejt këmbimit të eksperiencave në planet akademike shkencore, pse jo dhe menaxheriale”.
E shoqëruar nga një delegacion shqiptarë, Godo vijojë takimet me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Familjes, Punës dhe Çështjeve Sociale, ku prezantoi reformën spitalore të sapunisur në vendin tonë për të cilën mori mbështetje maksimale.
Më pas Ministrja e Shëndetësisë, vizitoj edhe spitalin kërkimorë atë turk në Ankara, ku u njoh me shërbimet e këtij spitali dhe mori premtimin e drejtuesve të tij për bashkëpunim në fushën e specializimit dhe trajnimit të stafit tonë mjekësor. Ndërsa u takua dhe me dekanin e një universiteti të mjekësisë në Ankara dhe shefat e shërbimeve kryesore në Qendrën Spitalore Universitare Ankara, me të cilët u ra dakord për bashkëpunimin në fushën e elektro fiziologjisë, hematologjisë dhe kardiokirurgjisë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Metlin Kepi