Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias gjatë vizitës jozyrtare që po zhvillon në Athinë.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka publikuar një foto nga takimi mes Kryeministrit Rama dhe ministrit Dendias.

Në njoftimin e shkurtër, thuhet se Rama dhe Dendias diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektivën europiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Pas këtij takimi, Rama do të zhvillojë një drekë pune me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. /tvklan.al