Pasditja e së mërkurës do të sjellë ndeshjet e tjera të 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Disa skuadrat të Kategorisë Superiore përballen me ato të Kategorisë së Parë. Në letër janë ndeshje të lehta, por do të ketë vetëm një përballje mes tyre dhe kjo shton presionin tek ekipet që pretendojnë trofeun e kupës. Vllaznia përballet me besën.
“Keni ndjekur besën deri tani. Është një nga skuadrat e mira të Kategorisë së Parë. Ata kanë disa lojtarë të mirë dhe kanë ndryshuar edhe stafin teknik. Duhet të jemi të vëmendshëm për të ndjekur objektivin tonë. Nesër na duhet të bëjmë pressing. Të mos i lëmë lojtarët e Besës të tregojnë aftësitë e tyre. Ajo që është e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen nesër”, thotë trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.
Në sfidat e tjera skuadrat e mëdha duken favorite, por mund të ketë edhe surpriza.
Tv Klan