Elbasani do të presë Vllazninë në “Elbasan Arena” në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç parashikon një përballje të vështirë.
Ai vë në dukje faktin se kuqeblutë nuk kanë kohë për të pushuar, e për të shijuar sfidën e fundit të fituar në kampionat ndaj Teutës.
“Është një tjetër kompeticion! Sfidë e vështirë dhe e fortë për ne, sepse kundër kemi një ekip me eksperiencë. Elbasani ka investuar shumë këtë sezon dhe kanë pritshmëri të mëdha. Por nesër është një kapitull ku objektivi është të kalojmë në turin tjetër. Duam të jemi një skuadër më e mirë. Ndaj tyre kemi luajtur mirë, por është një garë tjetër dhe rregullat ndryshojnë. Në këtë mënyrë duhet të jemi në maksimumin tonë. Kohë e mirë të ecim përpara! Shpresojmë të marrim rezultat të mirë!”, tha Thomas Brdariç.
Edhe verdhebltuë janë gati për këtë takim. Trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë të disponueshëm Lleshin, Gjonin dhe Hakajn, për shkak të dëmtimeve.
Të mërkurën do të luhen edhe ndeshjet e tjera çerekfinale Bylis-Egnatia në “Adush Muça” dhe Skënderbeu-Dinamo në Korçë.
Klan News