Një qytetar është arrestuar në Korçë për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”. Arrestimi i tij u bë pasi ky qytetar ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K.D dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike./tvklan.al