Në prag të samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Uashington, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky rinovoi edhe një herë thirrjen e tij nga fuqive botërore për të ndaluar sulmet ruse.
Thirrja e tij vjen pasi sulmit të përgjakshëm që ndodhi ditën e djeshme, ku një sërë sulmesh me raketa nga forcat ruse shkatërruar spitalin fëmijëve në Kiev, si pasojë mbetën të vrarë 41 persona mes tyre dhe fëmijë, ndërkaq u plagosën me qindra të tjerë.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata të cilët që po shpëtojnë dhe po kujdes për njerëzit të cilët mbetën të plagosur nga ky sulm. Ne vazhdojmë punën tonë për të rritur mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve nga terrori rus. Bota ka forcën e nevojshme për të ndaluar sulmet e Rusisë,” ka shkruar presidenti i Ukrainës në rrjetet e tij sociale.
Ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas janë shprehur vazhdimisht të zhgënjyer për kufizimet e vendosura nga administrata e Biden për përdorimin armëve të furnizuara nga SHBA në objektiva brenda Rusisë.
Nga ana tjetër presidenti i SHBA, Joe Biden i cili pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takim me Zelenskyn e përshkroi sulmin si një kujtesë të tmerrshme të brutalitetit të Rusisë.
Ndërkaq nga ana e mediave shtetërore ruse nuk ka ende një reagim apo një përgjigje për sulmin e së martës në spitalin e fëmijëve në Ukrainë.
Kremlini ndërkohë pretendon se përgjegjëse për sulmin ishte një raketë përgjuese ukrainase, por në fakt pamjet filmime tregojnë se në fakt ishte në horizont një ruse Kh-101 disa momente para sulmit.
/tvklan.al