Me kryefjalë reformat kryetari i qeverisë shqiptare ka bërë në fundjavë një rezyme të vizitës së tij Bruksel, Paris dhe Monte-Carlo. Një tur takimesh diplomatike që siç i vlerësoi kryeministri kanë rritur kreditit e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe garancitë e saj për integrim në strukturat Euroatlantike.
Këtij qëllimi i shërbeu pjesëmarrja në Bruksel në forumin Miqtë e Europës. Forumi ekonomik i Crans Montanës që u mbajt në Monte-Carlo apo votimi në unanimitet për pranimin e partisë demokratike me të drejta të plota në organizatën Bashkimi Demokratik Ndërkombëtar, takim që u zhvillua në Paris.
Sali Berisha: “Unë informova liderat e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, se PD ka nderuar plotësisht parimet mbi të cilat ndërtohet ky bashkim. Një inspirues do ta vlerësonte, John Haward, presidenti i këtij bashkimi fjalën time, inspiruese ishin reformat.”
Këtu Berisha përfitoi nga rasti të ftojë presidentin francez Nikolas Sarkozy të vizitojë Shqipërinë. Ftesë që siç tha Berisha, u prit me kënaqësi nga kreu i Elisesë.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me procesin për reformë zgjedhore. Ai garantoi për realizimin sa më të shpejtë të saj, për vonesat fajësoi PS.
Sali Berisha: “Presim PS e cila bën një hap para e dy mbrapa, se sot fton nesër thotë, prit se skam kohë. Ne mendojmë që në qoftë se ka një gjë, në të cilën interesi është absolut i njëjtë, është kodi zgjedhor. Kështu që ne jemi të gatshëm ne jemi të përgatitur.”
Berisha foli dhe për mundësitë e Shqipërisë të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE, por në këtë pikë ai saktësoi se vendimmarrja nuk mund të jetë e njëanshme.
Sali Berisha: “Ka mirëkuptim për opozitën dhe ka mirëkuptim për çdo shqiptar që shtyn dhe kjo është shtyje fare pozitive për të aplikuar. Por gjykoj se nuk mund të jetë një veprim i njëanshëm. Kur shkon dhe troket tek dera e tjetrit, tani mund të hysh edhe pa e njoftuar, por i mirëpritur je kur e ke njoftuar përpara.”
Lidhur me marrëveshjen për lehtësimin e kryetari i qeverisë tha, se ajo po funksionon me probleme të vogla të cilat kanë marrë përsipër ti zgjidhë Komisioni Evropian. Por angazhimi kryesor i qeverisë mbetet heqja tërësisht e regjimit të vizave./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi