Për vrasjen e nxënësit 14-vjeçar të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka reaguar edhe Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.
Në reagimin e saj thuhet se vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra, duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë.
Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë, thuhet në deklaratë. Konferenca Ipeshkvore kërkon angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin dhe u bën apel të gjithë qytetarëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia.
Tv Klan