Vrasja me thikë e 19-vjeçarit, 2 persona në pranga
Policia e Fierit njoftoi arrestimin e dy personave për vrasjen me thikë të 19-vjeçarit Grei Bihuci paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit.
Uniformat blu thonë se në pranga janë vënë Florian Muka 18 vjeç dhe kushëriri i tij Klajdi Muka 17 vjeç.
Sipas policisë, dy të rinjtë kanë vrarë Grei Bihucin pas një konflikti për motive të dobëta dhe kanë plagosur një person tjetër që hyri për të ndarë sherrin.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt në rrjetet sociale.
Të afërm e miq të të riut, e tregojnë 19-vjeçarin një djalë të qetë dhe jo konfliktual. Sipas tyre ai ndodhej në momentin dhe vendin e gabuar.
Në ngjarjen e rëndë, i plagosur nga dy të arrestuarit mbeti dhe një 20-vjeçar. Ky i fundit i afërt me viktimën vijon të jetë ende në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tv Klan