Xhimi Bakaj ishte duke u kthyer në banesë në lagjen “11 Janari” të Fierit mbrëmjen e së premtes kur është gjendur përballë Xhuliano Mihos, ish-bashkëshorti i gruas me të cilën i riu kishte disa muaj që bashkëjetonte.
39-vjeçari nuk e kishte pranuar asnjëherë divorcin me gruan e tij me të cilën kishte dy fëmijë ndaj mes të dyve ka nisur menjëherë një përplasje fizike. Në një moment Miho ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe e ka qëlluar 3 herë të riun duke i marrë jetën. Pak më vonë ai ra në prangat e policisë.
Hetuesve u tha se konflikti ishte i rastit dhe se viktima e fyeu, por ata janë dyshues për shkak të thikës që kishte me vete. Autori kishte rreth 9 muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja, por konfliktet kanë qenë të shpeshta mes të dyve. Hetuesit do të marrin në pyetje 33-vjeçaren pasi të ketë kaluar gjendjen e rëndë emocionale në të cilën ndodhet.
Tv Klan