Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e së premtes në vendin ku u ekzekutua Eduart Reçi.

Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb në kokë 52-vjeçarin.

Ndërkohë fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qenë në lartësi më të ulët, jo në taracë, ndoshta në një prej kateve, raporton gazetari i Klan News, Besart Bajraktaraj.

Dyshohet se ka qenë në një pallat me ngjyrë të kuqe në afërsi, i pozicionuar. Pritet që policia kriminale të kryejë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi. Arma e përdorur në vrasje është pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar./tvklan.al