Ferdinand Rrushi do qëndrojë në burg si autor i vrasjes
Gjykata e Apelit Tiranë la në burg Fredi Rrushin dhe nxori nga qelia në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vëllain e tij Pajtim Rrushi, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha disa javë më parë.
Pajtim Rrushi dyshohet nga Prokuroria se ka ndihmuar vëllain e tij në zhdukjen e makinës së përdorur mbrëmjen e krimit, ndërsa Fredi Rrushi është i akuzuari kryesor për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e kufomës së biznesmenit në zonën e Dajtit.
Tv Klan