Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje. Siç bën me dije gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, deri tani nuk ka fletë arresti për të, ndërsa po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen.
Në funksion të ngjarjes po bëhen kërkime për sendet dhe paratë që dyshohet se i janë vjedhur të moshuarit.
Kujtojmë se ngjarja u raportua dy ditë më parë. Më 13 Janar, i moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zall-Bastar. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, u zbulua se ai kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës, që mund të jenë shkaktuar prej goditjes me sende të forta.
/tvklan.al