Ky është momenti kur Xhuliano Miho, 39 vjeç, shoqërohet në komisariatin e policisë pasi mbrëmjen e së premtes vrau Xhimi Bakajn.

Policia njoftoi ditën e sotme se po ashtu ka siguruar edhe thikën që përdori për të vrarë të riun. Mjeti prerës u gjet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi Miho dhe Bakaj janë gjetur rastësisht në rrugë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur pasi Bakaj kishte nisur të bashkëjetonte me ish-gruan e Mihos. Këta të fundit ishin të ndarë zyrtarisht prej 9 muajsh.

Pas divorcit gruaja 33-vjeçare kishte nisur të bashkëjetonte me Bakajn, pasi ishin njohur në rrjetet sociale. Por siç duket kjo nuk është pranuar nga 39-vjeçari Miho. Pas shumë debatesh e konfliktesh ngjarja ka degraduar deri në pikën që ai vrau bashkëjetuesin e ish-gruas.

Gazetarja Anila Sefa raportoi më herët se pas arrestimit, Miho ka deklaruar se e kreu krimin pasi u fye rëndë nga viktima. Megjithatë policia mendon se kjo është vrasje me paramendim për shkak se autori ka qenë i armatosur me thikë./tvklan.al