Një debat mes 2 familjeve shqiptare ka përfunduar me një viktimë. Dritan Idrizi, një emër i njohur për policinë italiane, është goditur për vdekje me thikë, krim i ndodhur në komunë e Tavullia në Itali.
Sipas mediave fqinje, 38-vjeçari ka shkuar për të marrë një shumë prej 5 mijë eurosh, të cilën një familje tjetër shqiptare ia kishte borxh, për këta ta fundit nuk kishin ndërmend tia kthenin.
Ai shoqërohej nga disa shokë dhe që të gjithë kishin marrë me vete shkopinj dhe shufra hekuri.
Gjatë konfliktit fizik Idrizi është goditur me thikë disa herë. Mediat thonë se nga kjo përplasja mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen të shtruar në spitalin e Pesaros.
Klan News