SPAK ka në hetim edhe njerëz të drejtësisë. Gjatë një takimi me shoqërinë civile, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani theksoi se shqetësim janë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun e që vijojnë të ushtrojnë funksionin.
Altin Dumani: Kemi një numër të madh subjektesh që kemi ushtruar ndjekjen penale. Sot SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Apelit, oficerë të policisë gjyqësore. Do vazhdojmë ta bëjmë sa herë kemi indicie. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive.
Dumani bëri të ditur se ka pasur raste të aplikimit të ligjit antimafia ndaj njerëzve të drejtësisë si dhe konfiskim të pasurive të tyre.
Altin Dumani: SPAK ka pasur dhe raste ku ka aplikuar ligjin anti mafia dhe ka konfiskuar pasuri subjekteve të shkarkuar nga procesi i vlerësimit. Në hetim ka vend për të përmirësuar. Synojnë të përmirësojmë hetimin dhe të mos bëjmë gabime. Jemi përpjekur që aktet në procesin administrativ ti përdorim në procesin penal për të gjetur prova. Është një bazë e mirë, rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova.
Gjatë kësaj tryeze, Dumani ftoi shoqërinë civile të bashkëpunojë me SPAK. Analizat tha ai, mund të ndihmojnë në punën e prokurorisë.
Altin Dumani: Edhe më parë kam deklaruar që shoqëria civile e ftuar të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion për tematika të caktuara. Si kjo e sotmja. Sepse mund të shërbejnë analizat për institucionin tonë, për përmirësimin e performancës. Jam i hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen.
Konferenca “kontributi i shoqërisë civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit” u organizuan nga komiteti shqiptar i Helsinikit dhe dy organizata të tjera.
Klan News