Robert Levandovski gjithnjë e më afër rinovimit me Barcelonën. Një çështje që nuk është vënë asnjëherë në dyshim, teksa vlerësohen dy aspekte të pashmangshme. Së pari kontributet sportive në ekipin e këtij sezoni, duke qenë pikë reference në sulmin e Katalanasve.
Ndërkaq, klauzola e tij i garanton zgjatje automatike nëse luan më shumë se 45 minuta në shumicën e ndeshjeve të Barcelonës këtë sezon. Një objektiv që duket në rrugën e duhur për tu përmbushur. Levandovski ka shënuar 20 gola në të gjitha garat duke luajtur një rol tepër vendimtar në skuadrën e teknikut, Hansi Flik.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka informuar Levandovskin për planin e tyre për të aktivizuar një klauzolë që do të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2026. Marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni, dhe klubi madje mund të konsiderojë ta zgjasë atë deri në vitin 2027 për të siguruar stabilitet përpara se të kërkojë një sulmues të ri.
Këto lëvizje tregojnë përkushtimin e Barcelonës për të shpërblyer lojtarët më të mirë, pavarësisht nga mosha e tyre. 36-vjeçari synon të pensionohet në nivele të larta dhe Barcelona po ia ofron një mundësi të tillë.
Klan News