Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç theksoi sot se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është ngrirë nga masat, siç i ka quajtur ai, të paligjshme të imponuara nga Prishtina për importin e mallrave serbe, si dhe Platformën për Dialogun.
“Futja e taksës dhe votimi i Platformës në Parlamentin e Prishtinës është prova më e mirë që Prishtina nuk mendon për dialogun, por për zgjidhjet që mund të destabilizojnë të gjithë rajonin”,
theksoi kreu i shtetit të Serbisë.
Këto deklarata ai i bëri në një takim me delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare me të cilin diskutoi raportet midis Beogradit dhe Prishtinës, situatën në rajon dhe Serbi. /klankosova