Këngëtarja nga Kosova mezi pret publikimin e projektit të ri.

Këngëtarja  me prejardhje shqiptare, Rita Ora, që prej disa ditësh ka paralajmëruar  publikimin e projektit të saj më të ri muzikor. Projekti i këngëtares Ora pritet të publikohet këtë të premte, me këngën e parë të këtij albumi të titulluar  “Bang”, teksa është shoqëruar  me një klip shumë të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në Bullgari.

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë klip është  paraqitja e këngëtares kosovare, e cila në këtë video muzikore do të vijë e shfaqur me kostume, me elemente tradicionale shqiptare. Rita Ora po mundohet ta presë me durim publikimin e projektit të saj të ri të titulluar “Bang”.

Këngëtarja nga Kosova ka njoftuar datat e publikimit të projektit ndërkohë që gjatë ditës së premte ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi provokative me mbishkrimin: “Ulur këtu duke pritur me durim që të lancohet videoja”.

Projekti “Bang” thuhet se do të përmbajë katër këngë dhe ky është projekti i parë i saj që nga viti 2018 kur pati publikuar albumin “Phoenix”.“Bang” përmban në vete edhe bashkëpunimet e artistes kosovare me DJ-n francez Davit Guetta, reperin amerikan Gunna dhe këngëtarin argjentinas KHEA. Këngët që do të jenë të përfshira në këtë projekt janë: “Big”, në bashkëpunim me David Guetta dhe Gunna, “Bang Bang”, “Mood” në bashkëpunim me KHEA dhe “The One”.

Klan News