Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një vizite dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar takoi homologun e saj britanik, Gavin Uilliamson dhe zyrtarë të tjerë të lartë britanikë. Gjatë takimt me Uilliamson ministrja Shqiptare e Mbrotjes vlerësoi për kontributin dhe Britanisë në reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë e shtetit ligjor.
Sipas Xhaçkës Reformat mbeten vendimtare për në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik. Ajo theksoi se Hapja e negociatave rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit tonë. Nga ana e tij sekretari Britanik i Mbrojtjes vlerësoi hapat e Shqipërisë sipas tij në forcimin e institucioneve demokratike dhe është faktor shumë i rëndësishëm në Ballkan. Ai po ashtu cilësoi se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes në nivel të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen
Nga ana e saj, ministrja Xhaçka tha se: “Mbështetja e Britanisë së Madhe e çmuar në drejtim të edukimit dhe trajnimit të efektivëve të FA në akademitë mbretërore të mbrojtjes në Forcën Tokësorë, Detare dhe Ajrore”.
“Përmes mbështetjes tuaj, po punojmë që të ndërtojmë lidershipin ushtarak të së ardhmes në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”
, iu drejtua Xhaçka homologut britanik.
Ajo vuri në dukje se fusha bashkëpunimi në të ardhmen janë: trajnimi i pilotëve, Komunikimi Strategjik dhe strukturat për emergjencat civile. Në Shtator do të zhvillohet në Shqipëri, stërvitja “Albanian Lion 2018” me pjesëmarrjen edhe të qindra efektivëve ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar.
Tv Klan