Modelja Xhesika Berberi ka qenë në një lidhje direkte me emisionin Rudina në Tv Klan, ku foli për ndërtimin e dy shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në studion e emisionit ishte e ftuar edhe e motra Evis Berberi e cila dha një ndihmë dhe kontribut të madh në ndërtimin e këtyre dy shtëpive.
Përveç kësaj, Rudina Magjistari ka pyetur modelen edhe për jetën e saj private dhe nëse është e dashuruar.
Rudina Magjistari: Je e dashuruar, ke marrë disa dhurata të bukura kohët e fundit, i ke publikuar vetë në Instagram.
Xhesika Berberi: Po marr shumë dhurata, lulet janë dhurata ime e preferuar që më pëlqen të marr më shpesh.
Rudina Magjistari: Je e dashuruar?
Xhesika Berberi: Jam e dashuruar me jetën Rudina.
Rudina Magjistari: Kush përgjigjet që është i dashuruar me jetën domethënë që është në një lidhje dashurie.
Evis Berberi (motra): Mami e ka ëndërr të martojë Xhesin. Motra dua të bëhem sa më shpejt teze të lutem.
Xhesika Berberi: Rudina dhe motra ime Evis po më vini në një pozitë shumë të vështirë. Kam dëshirë të bëj një fëmijë, por kam më shumë dëshirë që kur të sjell në jetë një fëmijë, të kem shumë gjëra për t’i treguar. Kur të arrij atë pikun tim atëherë do jem gati të lind një fëmijë dhe ta edukoj.