Ylli i Only Fans Lily Phillips është komentuar kaq shumë në rrjetet sociale pas deklaratës së saj se ka fjetur me 101 burra brenda një dite. E ftuar në një podcast së fundmi, 23 vjeçarja nga Derbyshire tha se “nuk ka respekt për veten e se në këtë pikë as nuk ia di kuptimin asaj fjale”. Pas dokumentarit të shfaqur në YouTube me titullin “Kam fjetur me 100 burra në një ditë”, Lily tha se “sfida seksuale” nuk ishte aspak e thjeshtë për të.
Teksa rrëfen më shumë për atë që ka zgjedhur të bëjë, Lily thotë se synon që të flejë me 1 mijë burra në 24 orë.
“Nuk është diçka për vajzat e dobëta, ishte shumë e vështirë. Nuk e rekomandoj dot, është ndjenjë shumë intense”, thotë ajo. Pas kësaj, shpërthen në lot, por i siguron fansat se është mirë.
“Duhet të dalësh me një kontent unik, duhet të jesh ndryshe…Ka kaq shumë njerëz në OnlyFans”, shton ajo.
Edhe pse ajo ka zgjedhur ta fitojë jetesën e saj në këtë formë që për të është “karrierë”, shprehet se një ditë ëndërron të martohet dhe se krijimin e një familjeje e sheh si diçka speciale. Megjithatë, kjo lloj përmbajtjeje ka krijuar shqetësim në rrjet pasi të gjithë bien dakord se është shkatërruese për shëndetin mendor. Sigurisht s’kanë munguar as kritikat dhe thirrjet për mbylljen e platformës.
/tvklan.al