Zaptimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit është kthyer sërish në problem për pushuesit. E madje, kjo ka rikthyer edhe konfliktet me pronarët e hoteleve.

“Unë kam qëndruar atje lart dhe më ka dëbuar ai aty, para tre vjetësh jam rrahur me të.”

“Nuk kanë të drejtë me dal me vu çadër tek rëra, për arsye se janë zaptuar padrejtësisht.”

Shqetësimit të pushuesve i është bashkuar edhe lëvizja “Zgjohu”, e cila u ka bërë apel autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme.

Altin Goxhaj: “Në lidhje me hapësirën publike dhe private ne kërkojmë një rregullore ku në çdo dynym rërë të jetë 50% me 50%.”

Parcelizimi i ranishtës në plazhin e Durrësit u duk se mori fund me ndërhyrjen e një viti më parë të bashkisë. Por vera e këtij viti e ka rikthyer këtë fenomen, më dukshëm se më parë. /tvklan.al